Kuvajti 59 vite shtet, ambasadori: Ndihmat për Shqipërinë që prej 1992
BKT
Shqipëri

Kuvajti 59 vite shtet, ambasadori: Ndihmat për Shqipërinë që prej 1992

Kuvajti 59 vite shtet i lire dhe i pavarur. Mbrëmja e 19 shkurtit në festen kombëtare të vendit të lindjes së largët mblodhi në një ceremoni festive personalitete të vendit.

Presidenti i Republikës Ilir Meta, kryetari i PD Lulzim Basha, deputete, përfaqësues të trupit diplomatik të akredituar në vendin tonë, përfaqësues të medias e biznesmenë uruan ditën më të rëndësishme të Kuvajtit.

Ambasadori në fjalën e tij e vuri theksin te marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kuvajtit dhe Shqipërisë dhe investimeve të këtij shteti në Shqipëri.

"Ndihma humanitare e Kuvajtit e pranishme në shumë qytete të Shqipërisë nuk është ndërprerë që nga viti 1992 deri më sot. Përkundrazi, është rritur në sektorë të ndryshëm si në shëndetësi dhe  arsim me realizimin e projekteve që kapin vlerën e 111 mln eurove. Në përmbushje të përpjekjeve të Kuvajtit në sektorin e zhvillimit, ne vendosëm një shenjë të spikatur në këtë sektor duke shprehur përmes tij edhe qëndrimin zyrtar të shtetit të Kuvajtit", u shpreh ambasadori i Kuvajtit, transmeton oranews.

Torta e ditëlindjes se shtetit të Kuvajtit, u pre në mënyre simbolike nga ambasadori i Kuvajtit dhe nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta.


MË SHUME NGA Shqipëri