Shqipëria, kërcënohet seriozisht nga rritja e nivelit të detit

Shqipëria, kërcënohet seriozisht nga rritja e nivelit të detit

Shkolla e Lartë e Ekonomisë (HSE), një prej universiteteve më prestigjioze në Evropë dhe Botë ka publikuar një studim mbi ndryshimet klimatike në 27 vende të Evropës qendrore dhe lindore, vendeve të kaukazit dhe Azisë qendrore, mes të cilave edhe Shqipëria.

Studimi flet gjerësisht për ndryshimin klimatik si një kërcënim serioz për këto vende.

Por, për Shqipërinë alarmi duket edhe më i madh, pasi listohet si një prej 3 shteteve të cilat ndihen të kërcënuara nga rritja e nivelit të detit, rrjedhojë e pashmangshme e ngrohjes globale.

Së bashku me Shqipërinë të rrezikuara janë edhe Sllovenia me Rusinë. Këto tre shtete thotë studimi janë të paktat shtete në këtë rajon të gjerë të cilat ndihen të kërcënuar nga erozioni i brigjeve detare dhe rritja e nivelit të detit, raporton scan.

Ky është rreziku numër një me të cilin do të përballet Shqipëria në vitet në vijim, thotë studimi, duke rekomanduar që ky kërcënim të shihet si prioriteti numër një i qeverisë.

Shqipëria ka vlerësuar si pikat e saj vulnerabël sektorë si;  uji, bujqësia, pyjet, gjëja e gjallë, biodiversiteti, turizmi, popullsia dhe shëndeti, thotë raporti.

Por, vjen edhe një lajm i mirë nga ky studim, rritja e temperaturave si pasojë e ndryshimit klimatik do të shoqërohet me një rënie të ndjeshme të rrezikut për përmbytje.