Sarah Paulson e luan nënën e frikshme në filmin e ri

Sarah Paulson e luan nënën e frikshme në filmin e ri

Është publikuar trajlleri i filmit të ri të Sarah Paulson, “Run”.

Aktorja 45-vjeçare e luan rolin e një nëne të bezdisshme me një sekret të errët  përkrah Kiera Allen, e cila e luan rolin e vajzës së saj.

Ja një përmbledhje: “Thonë se nuk mund t’i shpëtoni kurrë dashurisë së një nëne… por për Chloe kjo nuk është një ngushëllim – është një kërcënim. Ka diçka të panatyrshme, madje ogurzi në mes të Chloe (Allen) dhe nënës së saj Diane (Paulson).

Diane e ka rritur vajzën në izolim total, duke kontrolluar secilën lëvizje që ajo ka bërë që nga lindja dhe ka sekrete që Chloe vetës sa filloi t’i mbërthejë.

Nga shkrimtarët vizionarë, producentët dhe regjisori i filmit Searching, vjen një triller që tregon se kur nëna bëhet pak si shumë e afërt, ke nevojë për VRAP”.