09:41 / 21.02.2020
Vushtrria-Drita, hap sfidat e fundjavës
Përballja mes Vushtrrisë dhe Dritës, takim ky që luhet sot në mesdite hap ndeshjet e javës së 19-të të elitës së futbollit tonë.
Dueli mes vushtrriasve dhe gjilanasve, parashikohet të jep një sfidë të fortë, sepse pikët në këtë duel janë tejet të rëndësishme si për skuadrën vendase e cila akoma synon të rrisë gjasat për të siguruar mbijetesën në IPKO Superliga, derisa Drita është në garën për titull të kampionit.
Skuadra gjilanase, e cila është vetëm dy pikë larg liderit të tabelës, Ballkanit, në duel me Vushtrrinë vjen pas fitores së madh kundër Gjilanit.
Ndeshja mes Vushtrrisë dhe Dritës nis në orën 13:00.























