Frances Cuka vdes në moshën 83-vjeçare

Frances Cuka vdes në moshën 83-vjeçare

Gjyshja e njohur në “Friday Night Dinner”, Frances Cuka, ka vdekur në moshën 83-vjeçare.

Frances që luajti gjyshen e dashur dhe të qeshur Nelly Buller në komedinë, vdiq më 16 shkurt sipas një nekrologjie të botuar nga The Guardian të enjten, megjithëse një shkak i vdekjes nuk është konfirmuar akoma.

Ajo ishte e njohur së fundmi për interpretimin e nënës së Jackie (Tamsin Greig) Nelly, por ajo pati një karrierë 50-vjeçare si aktore.

Jo vetëm që luajti në skenën ‘West End’, por ajo gjithashtu kishte role edhe në ‘Crossroads’ dhe ‘Coronation Street’.

E njëjta ishte përfshirë edhe në role të tjera si: Scrooge (1970) si gruaja e Bob Cratchit, dhe Henry VIII and his Six Wives (1972).

Aktorja kishte lindur në Londër, ishte fëmijë i vetëm i Joseph Cuka dhe Letitia.

Robert Popper, krijuesi i “Friday Night Dinner” ka shprehur ngushëllime për vdekjen e aktores duke thënë, “E tmerrshme të dëgjojmë se gjyshja jonë e mrekullueshme nga Friday Night Dinner, Frances Cuka, ka ndërruar jetë”.

Fansat e Channel 4 po ashtu kanë bërë disa reagime në Twitter.

“E dhimbshme, mbaj mend gjithmonë që flokët i kapte në derën e makinës! Aktore e shkëlqyer”, ka shkruar një fans.