Italia do të qëndrojë gjithnjë në krah të Shqipërisë, ndihmë në Rimëkëmbjen

Italia do të qëndrojë gjithnjë në krah të Shqipërisë, ndihmë në Rimëkëmbjen

“Italia do të qëndrojë gjithnjë në krah të Shqipërisë dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen e vendit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit”, u shpreh ambasadori i Italisë në Tiranë, Fabrizio Bucci në një takim me kryetaren e Komisionit për Politikën e Jashtme, Mimi Kodheli.

Kodheli vlerësoi bashkëpunimin dypalësh mes Shqipërisë dhe Italisë. “Italia është mikja jonë më e madhe, vendi që ka treguar se është afër nesh edhe në ditët tona më të vështira, që i ka qëndruar afër popullit shqiptar e për këtë ju jemi përherë mirënjohës”, tha ajo.

Kryetarja Kodheli theksoi se partneriteti strategjik midis dy vendeve është një garanci për të pasur një bashkëpunim edhe më të madh dhe të gjithanshëm si në aspektin dypalësh, veçanërisht atë ekonomik dhe tregtar. Ajo vlerësoi qëndrimin mbështetës dhe lobues të Italisë për hapjen e negociatave me BE, mbështetje e cila vjen si pasojë e leximit të rezultateve konkrete në reformat e ndërmarra nga qeveria shqiptare.

Duke vijuar Kodheli nënvizoi se pavarësisht fushave të shumta të bashkëpunimit, të dyja vendet tona duhet të shohin mundësinë të mbushin hapësirat boshe dhe në interes të përbashkët në të mirë të qytetarëve shqiptarë.

Nga ana e tij Ambasadori tha se Italia do të qëndrojë gjithnjë në krah të Shqipërisë dhe do të ndihmojë në rimëkëmbjen e vendit pas dëmtimeve të shkaktuara nga tërmeti i nëntorit.

Ai gjithashtu vuri theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik mes vendeve, si dhe rritjen e prezencës së investitorëve italianë që veprojnë në Shqipëri.


MË SHUME NGA Mbarëshqiptare