Gigi Hadid po mendon të fillojë një jetë të re me Zayn Malik

Gigi Hadid po mendon të fillojë një jetë të re me Zayn Malik

Modelja e popullarizuar botërore, Gigi Hadid, muaj më parë konfirmoi ribashkimin me ish-yllin e “One Direction”, Zayn Malik.

Çifti, të cilët u bashkuan pas më shumë se dy vitesh, tashmë kanë filluar të planifikojnë edhe për të ardhmen e tyre.

Biondja 24-vjeçare, ka tronditur botën sërish teksa zbulon se po mendon të fillojë një jetë më ndryshe me këngëtarin 27-vjeçar, dhe mezi pret për të ardhmen jashtë fushës së modelingut.

“Unë mendoj se ndërsa plakem … edhe një ditë do të krijoj një familje dhe nuk e di nëse do të jem gjithmonë modele”, është shprehur Hadid.

“Unë e dua anën krijuese të modës, është kaq përmbushëse”, thotë më tej ajo. “Njerëzit me të cilët punoj më bëjnë shumë të lumtur, unë kam aq fat që jam rreth tyre. Po kush e di?”.

Gigi dhe Zayn ishin një çift i fuqishëm në showbizin botëror gjatë dy viteve të tyre së bashku

Ata mahnitën së bashku në ceremonitë e ndryshme, ballinat e revistave prestigjioze e deri te postimet argëtuese në rrjetet sociale.

Gigi madje u shfaq edhe në klipin e këngës së Zayn “Pillow Talk” në 2016 – për të cilën thuhet se është shkruar për të – megjithëse në atë kohë ata ishin thjesht miq.