Basha: Paga për mjekët do bëhet 1200 euro

Basha: Paga për mjekët do bëhet 1200 euro

Kryetari i PD, Lulzim Basha thotë se shëndetësia shqiptare është në krizë, madje në përmasat e një krize të sigurisë.

Në aktivitetin për "sfidat dhe zgjidhjen në shëndetësi", Basha tha se kur opozita të vijë në pushtet do të ndërmarrë disa hapa, për të rimëkëmbur shëndetësinë. 

Financimi, autonomia dhe profesionalizmi janë tre hapat që sipas Bashës shqiptarët të marrin shërbimin e duhur.

"E dëgjuat marrëzinë e djeshme që do kthejnë mjekët nga diaspora. Ne ditë për ditë na ikin mjekë, a ka kufi marrëzia, që ndërkohë që po të ikin mjekët, ti del dhe harxhon mijëra lekë me regji qendrore për t'ju shitur pallavrat e radhës. Po ti mbaji njëherë këta që ke këtu, sepse shpopullimi i personelit mjekësor po e çon krizën në shëndetësi në përmasa e një krizë të sigurisë kombëtare", transmeton oranews.