Interi gati ofertën ‘bombë’ për Kumbullën

Interi gati ofertën ‘bombë’ për Kumbullën

Interi duket i vendosur për të transferuar Marsh Kumbullën në merkaton e verës.

Zikaltrit janë impresionuar nga paraqitjet e 20-vjecarit shqiptar  i cili luan me fanellën e Hellas Veronës në Serie A.

Siç raporton e përditshmja veroneze “L’Arena”, zikaltërit janë të gatshëm të sakrifikojnë dy të rinjtë e skuadrës së tyre, sulmuesin 17 vjeçar Sebastjano Esposito dhe mbrojtësin 20 vjeçar Alesandro Bastoni.

Të dy lojtarët kanë qenë pjesë të ekipit A me Interit dhe janë 2 talente të cilët italianët pretendojnë shumë në të ardhmen.

Ndërkohë klubi i Veronës për ta lënë të lirë Marsh Kumbullën kërkojnë të paktën 30 milionë euro, gjithmonë nëse nuk do të ketë futbollistë të huazuar në tratativa, raportojnë mediat shqiptare.