KQZ-së i barten mjetet financiare për zgjedhjet në Podujevë
BKT
Lajme

KQZ-së i barten mjetet financiare për zgjedhjet në Podujevë

Komisionit Qendror Zgjedhor i janë alokuar mjetet financiare për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Podujevë. Këto mjete financiare iu janë ndarë ashtu siç është marrë vendimi në Qeveri vetëm për mallra dhe shërbime, jo mëditje. 

Këtë në mbledhjen e sotme të KQZ-së e tha kryeshefi ekzekutiv i SKQZ-së, Yll Buleshkaj, i cili shtoi se do të përpilojnë kërkesën e re karshi ekzekutivit për pagesën e orëve shtesë gjatë periudhës së zgjedhjeve në Podujevë.

Buleshkaj: I njëjti buxhet është alokuar dhe ne kemi filluar të gjitha procedurat

“Sot na ka ardhur vendimi nga Qeveria për ndarjen e mjeteve për kategorinë e mallrave dhe shërbimeve sipas kërkesës tonë buxhetore. I njëjti buxhet është alokuar dhe ne kemi filluar të gjitha procedurat e tenderimit menjëherë. Ky është një lajm i mirë në vazhdën e atyre lajmeve jo të mira. Ne si sekretariat jemi në përpilimin e kërkesës së re. Ajo do të përbëjë mjetet që ne e konsiderojmë të nevojshme për kompensim për stafin në lidhje me orët shtesë gjatë kësaj periudhe”, tha ai.

Këtë alokim të mjeteve financiare e mirëpritën të gjithë anëtarët e KQZ-së. Ky i fundit gjatë mbledhjes sotme e votoi edhe raportin financiar të tyre për vitin 2019. Derisa edhe zëvendësuan disa nga anëtarët e kuvendeve komunale në Ferizaj, Prishtinë dhe Deçan


MË SHUME NGA Lajme