PE: Bëni detyrat e shtëpisë për integrimin, për zgjedhjet vendos politika

PE: Bëni detyrat e shtëpisë për integrimin, për zgjedhjet vendos politika

Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Isabell Santos, pas takimeve me mazhorancën dhe opozitën kërkoi unitet të politikës dhë vijimin e reformave që çojnë para vendin tonë drejt BE.

Nga Tirana Santos apeloi politikën shqiptare që të marë përsipër përgjegjësitë për të bërë detyrat e shtëpisë dhe të mos drejtojë gishtin nga BE-ja.

Santos: Ky është një moment për të qenë të bashkuar, nuk është momenti për t'u ndarë. U bëj thirrje politikës shqiptare që të mos thonë se përgjegjësia është vetëm e BE-së, është e BE-së, por edhe përgjegjësia e aktorëve politikë në këtë vend. Bëj thirrje për përmbushjen e kritereve që janë vendosur për vendin, transmeton oranews.

Përsa i përket kërkesë së PD për zgjedhje të parakohshme, raportuesja për Shqipërinë ja le detyrë qeverisë që të marrë një vendim për këtë çështje.

Santos: E vetmja thirrje është miratimi i reformes zgjedhore. Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore në bazë të rekomandimeve të ODIHR. Sa i takon zgjedhjeve të parakohshme është një vendim që aktorët politikë do të duhet ta marrin dhe jo unë.

Isabel Santos e quajti hap pozitiv vendimin për shtyrjen e votimit të paketës‘antishpifje” dhe kërkoi që të merren në konsideratë të gjitha rekomandimet e Komisionit të Venecias, institucion i cili pritet të shprehet me 20 mars.