Reagon edhe KF "Flamurtari" për rastin e lojtarit Iviq

Reagon edhe KF "Flamurtari" për rastin e lojtarit Iviq

Pas Federatës së Futbollit të Kosovës ka reaguar edhe KF “Flamurtari” në lidhje me situatën e krijuar rreth presioneve mbi familjen e futbollistit të këtij klubi, Ilija Iviq.

“Me shqetësimin më të madh jemi duke e përcjellë situatën rreth presioneve mbi familjen e futbollistit Ilija Iviq, të orkestruara nga qarqe të caktuara politike. Ne si klub jemi në koordinim me instancat relevante për hapat e mëtejmë. Njëkohësisht do të qëndrojmë pranë futbollistit dhe familjes së tij”, thuhet në reagimin e KF “Flamurtari”.