Kadaj-Bujupi: Shkarkimi i Çitakut s`ka kuptim pa dorëhqje të Konjufcës

Kadaj-Bujupi: Shkarkimi i Çitakut s`ka kuptim pa dorëhqje të Konjufcës

Deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se Levizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.

“Mirëpo amaterizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe. Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë”, ka shkruar në llogarinë e saj në “Facebook”.

“Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur VV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm. Rrahagjokësi për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet”, ka shkruar Kadaj-Bujupi.