10:30 / 23.02.2020
Superliga vjen sot me tri ndeshje interesante
IPKO Superliga e Kosovës në futboll, do të vazhdojë sot me tri ndeshjet e javës së 19-të.
Sfidat e të dielës pasdite parashikohen të jenë mjaft interesante. Ballkani përballet me Ferizajn, në sfidën ku nikoqirët opsion të vetëm kanë fitoren në mënyrë që të rikthehen në krye të tabelës.
Ndërkohë, joshëse pritet të jenë edhe duelet Gjilani-Flamurtari dhe Trepça ’89-Dukagjini.
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.























