Lajm i keq për Realin, Hazard dy muaj larg fushës së blertë
BKT
Sport

Lajm i keq për Realin, Hazard dy muaj larg fushës së blertë

Real Madridi ka marrë një tjetër goditje. Ylli belg Eden Hazard do të qëndrojë të paktën dy muaj larg fushës së blertë pas lëndimit që pësoi mbrëmë në humbjen ndaj Levantës.

Sipas mediave spanjolle, belgu është diagnostikuar me çarje në fibulën e djathtë. Mësohet se ish-lojtari Chelseas do të qëndrojë dy muaj larg fushës së blertë.

Hazard nuk po kalon periudhë të mirë në sezonin e tij të parë me gjigantin spanjoll. Më gjasë Hazard do të mungojë për sfidat kundër Manchester Cityt në 1/16 e Ligës së Kampionëve dhe në “El Clasico”.