Hazard pëson frakturë në këmbë
BKT
Sport

Hazard pëson frakturë në këmbë

Real Madrid konfirmoi sot se lojtari Eden Hazard, ka pësuar një frakturë të re të kyçit të këmbës.

Hazard, i cili humbi gati tre muaj të sezonit si pasojë e një frakture të lehtë të këmbës, u rikthye në lojë fundjavën e kaluar, por dje pësoi një tjetër lëndim në ndeshjen e kryesuar nga Levante.

Madridi ra dy pikë pas liderëve të Barcelonës në “La Liga”, me të cilët do të përballen të dielën e ardhshme, pas ndeshjes së fundit të Champions League me Manchester City që do të zhvillohet të mërkurën.