Muriqi me shokë përjetojnë tmerrin, sulmohet autobusi i tyre me gurë

Muriqi me shokë përjetojnë tmerrin, sulmohet autobusi i tyre me gurë

Tifozët e zemëruar të Fenerbahçes kanë sulmuar me gurë, vezë e shishe autobusin e skuadrës, ka raportuar “Millyet” të dielën.

Tifozët kanë kërkuar dorëheqjen e trajnerit Ersun Yanal, ndërsa po ashtu ka pasur tentim për të sulmuar edhe presidentin e klubit Ali Koç, pas humbjes që Fenerbahçe e pësoi në shtëpi në derbin e Stambollit nga Galatasaray me 3:1.

Vedat Muriqi nxjerri penalltinë nga e cila u shënua goli i epërsisë i Fenerbahçes.