Harry dhe Meghan do të përfitojnë shuma të majme edhe nga Instagrami
BKT
Magazina

Harry dhe Meghan do të përfitojnë shuma të majme edhe nga Instagrami

Pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore, fansat e princit Harry dhe Meghan Markle filluan të shqetësoheshin për burimin e të hyrave të tyre.

Mirëpo, meqenëse janë shndërruar në sensacion botëror dhe janë bërë akoma më të famshëm sesa kanë qenë, përfitimet e tyre vetëm sa mund të rriten.

Sipas të dhënave të një platforme marketingu, çifti i popullarizuar mund të përfitojë më shumë se 110.000 dollarë (101.700 euro) për një postim në Instagram – shkruan The Sun.

Qëllimi i Harry dhe Meghan është që të bëhen tërësisht të pavarur financiarisht tash kur po tërhiqen nga obligimet mbretërore.

Profili i tyre në Instagram, SussexRoyal, ka mbi 11.2 milionë ndjekës, prandaj çdo publikim i sponsoruar do t’u sjellë atyre përfitime prej qindra mijëra dollarësh.

Vetëm një muaj pas vendimit për t’u larguar nga familja mbretërore, numri i ndjekësve të tyre është shtuar për 9.7 për qind.

 


MË SHUME NGA Magazina