15:04 / 24.02.2020
Universiteti i Prishtinës ndan 1052 bursa
Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” do të ndajë 1052 bursa në vlerë të 650 eurove për secilin studentë përfitues.
Ky vendim është marrë në Këshillin Drejtues të UP-së ku edhe është aprovuar raporti i Komisionit për Ndarjen e Bursave Universitare për Studentët e Universitetit të Prishtinës, për vitin akademik 2019/2020.
Numri më i madh i bursave do të shkojë për Fakultetin Juridik me 193 sish, pasuar nga Fakulteti i Arteve me 137, Fakulteti i Mjekësisë 125 si dhe drejtime të tjera.
Poashtu UP në një njoftim për media bën me dije se lista e studentëve fitues të bursave të të gjitha njësitë akademike do të shpallen në uebfaqen e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
























