Ekipe mjekësore vendosen edhe në pikat kufitare

Ekipe mjekësore vendosen edhe në pikat kufitare

Pas shpalljes së gjendjes emergjente për përhapjen e koronavirusit nga organizata botërore e shëndetësisë edhe shteti i Kosovës ka ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për këtë virus, ku me këtë rast Klinika Infektive ka dërguar ekipe mjekësore në pika kufitare dhe në Aeroportin e Prishtinës, ekipe këto që janë në shërbim 24 orë për identifikimin dhe kontrollimin e udhëtarëve për këtë virus.

Infektologu Valbon Krasniqi, tha për KosovaPress, se në Klinikën Infektive janë ndërmarrë të gjitha masat mbrojtëse për koronavirus. Sipas tij, aktualisht nuk ka asnjë rast të identifikuar me këtë virus në Kosovë.

Sipas shifrave më të fundit janë 77,809 raste të konfirmuara me koronavirus dhe 2.372 të vdekur në të gjithë botën.


MË SHUME NGA Aktuale