Abrashi: Jemi afër për mbledhjen e 40 nëshkrimeve për seancë për taksën

Abrashi: Jemi afër për mbledhjen e 40 nëshkrimeve për seancë për taksën

Depuetet i AAK-së, Gazemend Abrashi ka thënë se kanë filluar mbledhje e 40 nënshkrimeve të deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme rreth taksës 100 % ndaj produkteve serbe dhe boshnjake.

Kjo seancë e cila sipas AAK’së do të mbahet, vjen pas deklaratave të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti i cili ka thënë se do ta heq taksën dhe ta zëvendësojë me Reciprocitet.

“Aleanca do t’i përdor të gjitha metodat demokratike në parlament, ne kemi lypur nga partitë tjera se na vyjnë votat, jemi shumë afër të mbledhur votat dhe do ta diskutojmë në Kuvend. Te PDK dhe Nisma kemi kërkuar votat”, u shpreh ai në "T7".

Tutje, Abrashi ka thënë se AAK ka argumente që vërtetojnë se heqja e taksës është e hershme.

“Kemi shumë argumente me vërtetu që heqja e taksës është e hershme dhe duhet të presim deri sa të kemi konsensus nacional”, u shpreh ai


MË SHUME NGA Aktuale