Mbahet Kuvendi i Dytë i degës së Shoqërisë „Lëvizja“
Në Würenlos të Zvicrës, është mbajtur Kuvendi i Dytë i Shoqërisë „Lëvizja“, dega në Zvicër.
Siç thuhet në njoftim, Kuvendi i zhvilloi punimet një ditë më parë në një atmosferë konstruktive, me pjesmarrjen e 40 delegatëve.
Kuvendi i Dytë i Degës në Zvicër të Shoqërisë „Lëvizja“, konsideron se në bazë të parimeve bazë të vendosura në Deklaratatën Themeluese të Shoqërisë „Lëvizja“, vazhdimi i veprimtarisë është mëse i domosdoshëm.
„Mbledhja, ruajtja, kultivimi, mbrojtja, promovimi dhe afirmimi i vlerave të veprimtarisë çlirimtare të LPK-së dhe veprimtarisë së fshehtë në të gjitha trojet e pushtuara si dhe kudo që ka vepruar si organizatë, është detyrë parësore e Shoqërisë „Lëvizja“.
Në këtë drejtim, Kuvendi i Degës e konsideron shumë të rëndësishëm organizimin e simpoziumeve shkencore që janë mbajtuar tradicionalisht për çdo vit, në të gjitha kryeqendrat shqiptare në bashkëpunim edhe me Institutin Albanologjik, Institutin e Historisë, Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe me Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve.
Kuvendi i bën thirrje të gjithë ish pjestarëve të Lëvizjes Çlirimtare që të bashkohen rreth Shoqërisë „Lëvizja“ për të dhënë kontributin e tyre.
Kuvendi zgjodhi edhe Këshillin e ri Drejtues në përbërje prej 13 vetave“, thuhet në njoftim.























