"Lëvizja e Kryeministrit pa mbrojtje të afërt zgjidhje jo e duhur"

"Lëvizja e Kryeministrit pa mbrojtje të afërt zgjidhje jo e duhur"

Ekspertë të sigurisë po konsiderojnë se lëvizja e Kryeministrit pa mbrojtje të afërt nuk është zgjedhje e duhur.

“Sigurimi duhet të jetë aty për aty që të mos vjen deri te një kërcënim personal”, tha eksperti i sigurisë, Bashkim Ibishi, transmeton Express.

Madje Ibishi thotë se është e preferueshme që kryeministri Kurti mbrojtjen e afërt ta ketë edhe gjatë takimeve jashtë vendit.

Ndërkohë nga kabineti i kryeministrit Kurti nuk dhanë një përgjigje nëse do të vazhdojë që rrugën për në punë ta bëjë pa veturë e pa truprojë.

Këtë çështje nuk e komentuan as në policinë e Kosovës, njësiti i të cilit institucion e siguron shefin e policisë.

Kujtojmë se me të marrë mandatin si kryeministër Kurti pati thënë se nuk i ka me qejf privilegjet e tilla por që i duhet të respektojë rregullat.


MË SHUME NGA Aktuale