Kryeshefi i KRM “Uniteti”: Uebfaqja na kushtoi 900 euro jo 30 mijë

Kryeshefi i KRM “Uniteti”: Uebfaqja na kushtoi 900 euro jo 30 mijë

arbresh.info sonte ka raportuar se Ministria e Integrimit Evropian e udhëhequr nga Blerim Reka ka dhënë tender në vlerë 30 mijë euro për mirëmbajtjen e uebfaqeve.

E për këtë ka reaguar kryeshefi ekzekutiv i KRM “Uniteti” në Mitrovicë, Gazmend Morina.

Ai përmes një postimi në facebook ka shkruar se krijimi dhe mirëmbajtje e uebfaqes së KRM “Uniteti”, që do të bëhet së shpejti ka kushtuar vetëm 900 euro.

“Kemi planifikuar lansimin e ueb faqës së kompanisë ta bëjmë pas disa ditësh, por me nxiti një lajm i publikuar sonte se si një ministri ka lidhur kontrate për krijimin dhe mirëmbajtjen e ueb faqes në vlerë prej 30 mijë euro.Sa për kuriozitet KRM “Uniteti” ka kontraktuar një kompani përmes tenderimit, ku krijimi i saj dhe mirëmbajtja 6 mujore ka kushtuar komplet rreth 900 euro.
Kjo është ueb faqja në versionin testues”, ka shkruar ai.

Në lajmin e bërë publik sonte nga arbresh.info thuhet se Ministria e Integrimeve Evropiane do të ndryshoj dizajnin e ueb faqeve.

E kjo buxhetit të shtetit i ka kushtuar plotë 30 mijë euro ose saktësisht 28.500,14.

Kështu bëhet e ditur në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik në njoftimin për dhënie të kontratës me titull ‘Shërbime dizajnimi, krijimi dhe mirëmbajtje të ueb faqeve për nevoja të MIE-së- Ritender’.

Aty thuhet gjithashtu se nga dy tender të pranuar vetëm një ishte vlerësuar si i përgjegjshëm e që edhe ishte shpallur fitues.

Fituesi ‘N.SH. ” Spinp Agenc’ nga Prishtina do të kryej shërbimet e kërkuar nga ministri i ri Integrimeve Evropiane, Blerim Reka.


MË SHUME NGA Aktuale