Championsi sonte sjell dy superndeshje
BKT
Sport

Championsi sonte sjell dy superndeshje

Champions League rikthehet sërish sonte dhe në program janë dy ndeshje mjaft interesante dhe të forta. Në Napoli vendasit presin spanjollët e Barcelona.

Lionel Messi do të luajë në “San Paolo”, aty ku tifozët vendas janë dashuruar me legjendën Diego Armando Maradona.

Katalanasit i pret “ferri”, ndërkohë që sikurse dihet nuk kanë të gatshëm lojtarë si Suarez, Dembele e Jordi Alba. Edhe Napoli nuk është i plotë, pasi Koulibaly, Llorente dhe Malcuit janë të dëmtuar. Gjithsesi pritet një ndeshje e zjarrtë dhe e gjitha për t’u parë.

Takimi tjetër i zjarrtë luhet në Londër. Chelsea, me mungesën e madhe të Kante, do të përballet me Bayern Munchen. Dy skuadra që do kërkojnë kualifikimin për në raundin tjetër dhe për të do të luftojnë fort në fushën e blertë, duke nisur nga sonte. Të dyja takimet nisin prej orës 21:00.