Sarrazin:Gjermania angazhim proaktiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë
BKT
Shqipëri

Sarrazin:Gjermania angazhim proaktiv për çeljen e negociatave me Shqipërinë

Presidenti i Shoqatës së Evropës Juglindore, Manuel Sarrazin gjatë një interviste për Deutsche Wellen theksoi se, e ardhmja e rajonit të Evropës Juglindore është çështje e së ardhmes së paqes e stabilitetit për të gjithë kontinentin.

I pyetur mbi hapjen e negociatave dhe rolin që do të luaj Shoqata e Evropës Juglindore mbi këtë proces Sarrazin tha se, “Bashkimi Evropian me mosmarrjen e vendimit për fillimin e negociatave në gusht ka humbur shumë besueshmëri tek të dyja vendet. Dhe kërkohet veçanërisht roli i Gjermanisë të përpiqet të mbushë këtë boshllëk besueshmërie përmes një angazhimi proaktiv dhe intensiv me rajonin e të dërgojë sinjale të forta aty. Mendoj, se Shoqata e Europës Juglindore këtu mund të japë një kontribut të rëndësishëm me ekspertizë dhe sinjale të veta politike në rajon”.

“E para është që të vazhdohet puna e suksesshme e shoqatës, dhe të trajtohen sfidat që sjellin kohët e reja edhe për Shoqatën e Europës Juglindore. E dyta është që i gjithë rajoni, për momentin i gjithë Ballkani Perëndimor kanë nevojë për vëmendje politike në kryeqytetet europiane dhe në Berlin. Ne duam të përpiqemi si me punën tonë bazë, shkencën, por edhe me lobingun politik dhe si “think tank të mbajmë lart në Berlin vëmendjen për rajonin. E kjo sigurisht në radhë të parë lidhet me temat që trajtohen në mars, çeljen e negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë”, tha Sarrazin për punën e tij në krye Shoqatës së Europës Juglindore.

“Shoqata e Europës Juglindore e shoqëron të gjithë procesin në mënyrë kritike konstruktive. E shohim me shqetësim, që zgjedhjet në Serbi zhvillohen para sfidave të mëdha në politikën e brendshme. E sigurisht jemi të preokupuar, se si (mund të) respektohen standardet demokratike në këto zgjedhje, si në drejtim të qëndrimit që mbajnë aktorët qeveritarë ashtu edhe të sjelljes së opozitës. Mendoj, se është e rëndësishme, që të përpiqemi, nga njëra anë të mbajmë lart angazhimin e qartë të BE për procesin e zgjerimit për të gjithë rajonin, pra edhe për Serbinë, nga ana tjetër të bëjmë të qartë, që nuk do të ketë rabat të standardeve që prekin nenet 23 dhe 24”-, tha Sarrazin.


MË SHUME NGA Shqipëri