Roth: Shqipërisë dhe MV t’u hapen negociatat
Ballkani Perëndimor është një partner strategjik i BE-së dhe qasja e re e zgjerimit tani duhet të zhbllokohet pa asnjë shtyrje për rrugën europiane të vendeve në rajonin e Ballkanit, deklaroi ministri gjerman i Shtetit për Evropën, Michael Roth, në një postim në Twitter.
”Të gjitha vendet si Shqipëria dhe MV, që janë të vendosura të bashkohen dhe të kalojnë të gjitha reformat e nevojshme do të pranohen për bisedimet e pranimit”, theksoi ai në një takim ministrash, përfaqësues të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) në Bruksel.
”Parashikueshmëria është thelbësore për të ndërtuar një marrëdhënie afatgjatë me rajonin. Europa duhet të përmbushë angazhimet e saj”, shtoi Roth.
”Procesi i rishikuar i zgjerimit duhet të hapë përfundimisht derën për negociatat e pranimit me vendet që plotësojnë kriteret”, thanë ndërkohë ministrat e PES.
Ministrat e PES u takuan edhe me komisionerin Evropian, Paolo Gentiloni dhe u shkëmbyen pikëpamje mbi rishikimin e qeverisjes ekonomike evropiane.























