Shqipëri, ISHP: Në 24 orë u kontrolluan 4700 udhëtarë për koronavirus
BKT
Shqipëri

Shqipëri, ISHP: Në 24 orë u kontrolluan 4700 udhëtarë për koronavirus

Në Shqipëri nuk ka asnjë person të infektuar me virusin kinez tha sot, Eugena Tomini specialiste e sëmundjeve infektive në Institutin e Shëndetit Publik në një dalje për mediet pas mbledhjes së Task Forcës, ndërsa theksoi se shëndetësia ka kapacitete të plota për të përballuar situatën.

Tomini tha se në 24 orët e fundit janë kontrolluar në hyrje të pikave kufitare 4700 udhëtarë që vinin nga vendet e prekura, por asnjëri prej tyre nuk ka rezultuar i infektuar.

“Deri tani nuk ka asnjë rast të konfirmuar. Tetë raste kanë rezultuar negativ pas analizave. Nga survejanca në të gjitha pikat kufitare janë vlerësuar në 24 orët e fundit 4700 udhëtarë me historik udhëtimi nga vendet e prekura, por asnjëri nga ka rezultuar i infektuar. Ata që kanë shfaqur temperatura, kollë dhe rrugë të njoftojnë në numrin 127 për të marrë udhëzimet e duhura”-, tha ajo.

Tomini tha se janë shtuar masat dhe rritur vigjilenca dhe nuk ka raste të dyshuara.

“Çdo udhëtim, linjë nga Italia monitorohet në bazë të gjitha masave. Theksoj se udhëtarët që janë vlerësuar kanë marrë rekomandimin e duhur për vetëkarantinim. Nuk raste të dyshuara. 4300 raste janë vlerësuar vetëm në nivelin e aeroportit, pjesa tjetër në pikat kufitare tokësore. Për të gjithë udhëtarët që vinin nga Lombardia kemi këshilluar vetëkarantinim, jo për të gjithë ata që vinin nga e gjithë Italia. Sistemi shëndetësor ka kapacitete të plota për të përballuar situatën që mund të shfaqet. Kemi dyfishim të respiratorëve përballon të gjitha kapacitetet e nevojshme”, tha ajo.

Specialistja e sëmundjeve infektive pranë ISHP-së, Tomini apeloi për masa higjieno-sanitare si dhe u ndal edhe te rastet kur duhet përdorur maska dhe rritja e çmimeve nga farmacitë, që po përfitojnë nga rasti.

“Qytetarët duhet të shtojnë masat sanitare personale  që janë larja e shpeshtë e duarve, përdorimi i një shami letre dhe eliminimin në kosh sa herë teshtimë apo kollitemi, përdorimi i këndit të bërrylit në çdo rast, të minimizojmë prekjen me dorë të hundës gojës apo syve, të minimizojmë grumbullimet masive apo ambientet e mbyllura. Tregu farmaceutik operon në mënyrë private, por jemi duke monitoruar rastin edhe për çmimet dhe pajisjen me mjetet e duhura” -, tha Tomini

Në lidhje me masat e higjienës në azile, Tomini tha se “të gjithë masat i përkasin të gjithë hallkave të sistemit shëndetësor dhe pjesa e institucioneve të azilit është brenda këtij sistemi monitorimi për të rritur dhe forcuar kapacitetet në drejtim të higjienës aspiratore dhe të mjediseve të brendshme”, përfundoi Tomini.


MË SHUME NGA Shqipëri