Koronavirusi, Rama: Po bëjmë çdo gjë sipas planit në bashkëpunim me OBSH
“Koronavirusi nuk luftohet me politikë”, deklaroi sot Kryeministri Edi Rama, duke shtuar se, Shqipëria është përgatitur që në momentin e parë të shfaqjes së këtij virusi.
Rama tha se, “koronavirusi nuk luftohet me politikë, as me gjithollogji dhe aq më pak me frikë dhe lëre pastaj me panik!”
“Ne kemi qysh momentin e parë të shfaqjes së tij që përgatitemi, në bashkëpunim të ngushtë me Organizatën Botërore të Shëndetësisë. Kemi bërë e po bëjmë çdo gjë sipas planit”, tha Kryeministri Rama.
“Fatkeqësisht ky vend në çdo vështirësi a fatkeqësi natyrore ose emergjencë shëndetësore që shfaqet,duhet të përballet dhe me fatkeqësinë e tij të të madhe të kanaleve e portaleve ku lulëzon injoranca,ligësia,dembelizmi e grykësia e maskarallëkut që në këto raste bëhet ç’njerëzor” -, tha Rama.
“Në krye të të tërë delenxhinjve e parazitëve që lëshohen mbi publikun në nevojë për informacion, kanë dalë përsëri, si gjithnjë, politikanët e së keqes që duan kaos, rrëmujë, dëshpërim, në përpjekjen e dëshpëruar për të kthyer të shkuarën që i ka marrë me vete përgjithnjë”, u shpreh Rama.























