11:04 / 26.02.2020
Nani zbulon sekretet e Ronaldos
Ish-bashkëlojtari i Cristiano Ronaldos, Luis Nani, ka rrëfyer sekretet e suksesit të yllit të Juventusit.
35-vjeçari ka fituar pesë herë "Topin e Artë" dhe konsiderohet ndër më të mirët në historinë e futbollit.
CR7 ka vazhduar me sukses të luajë edhe në Itali, ku ka shënuar së paku nga një gol në 11 ndeshjet e fundit në Serie A.
“Sekreti i suksesit të Cristiano Ronaldos është mentaliteti i tij, përpjekja e tij e përditshme, në çdo stërvitje. Gjithçka varet nga mënyra se si ai stërvitet, si e përgatit trupin dhe mendjen e tij, që të jetë gjithmonë në formën e tij më të mirë”, ka deklaruar Nani.
“Kjo është arsyeja pse shënon kaq shumë gola dhe bën aq shumë shfaqje të mira, që e bëjnë atë lojtarin më të mirë në botë”, ka shtuar portugezi.























