17:10 / 26.02.2020
Cila do të jetë e ardhmja e Shkodran Mustafit?
Shkodran Mustafi e ka kaluar momentin e vështirë tek Arsenali dhe tani, nën drejtimin e Artetas, mbrojtësi me origjinë shqiptare po luan shanset e tij.
Gjithsesi, në janar, “topçinjtë” ia ofruan kartonin e mbrojtësit Romës dhe Juventusit, të cilët e refuzuan, ndërsa tani vetë lojtari thekson se në verë do të vendosë me klubin për të ardhmen.
Mustafi deklaroi se i “merr gjërat me radhë dhe nëse do të jetë i lumtur tek Arsenali do të vazhdojë, ndryshe do të nisë një aventurë të re”.























