Hoxhaj: Ka shenja që kjo qeveri po dëmton raportet e Kosovës me Perëndimin
BKT
Lajme

Hoxhaj: Ka shenja që kjo qeveri po dëmton raportet e Kosovës me Perëndimin

Ish-zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me Perëndimin.

Sipas tij, partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. 

Postimi i plotë: 

Partneriteti i Kosovës me NATO-n është esencial për sigurinë dhe sovranitetin e Kosovës. Asnjë qeveri nuk ka mandat dhe nuk është zgjedhur të kundërshtojë partneritetin e Kosovës me NATO-n dhe Perëndimin. Kushdo që fuqizon këtë partneritet, e ka mandatin nga populli, e jo të kundërtën.

Qeveria duhet të paraqesë një program qeverisës dhe të tregojë përkushtimin ndaj partneritetit me NATO-n dhe aleatët perëndimor. Deri tani ka shenja që kjo qeveri nuk ka njohuri për politikë të jashtme dhe po dëmton marrëdhëniet e Kosovës me perëndimin.

Kryeministri nuk mund të rri neutral. Ai duhet të tregojë a është pro partneritetit me NATO-n që garanton sovranitetin e Kosovës apo kundër. Deri tani në çdo temë për politikë të jashtme ka mbajtur qëndrim neutral. Kryeministrat nuk zgjidhen për neutralitet, por për vendimmarrje. Neutralitet dhe kohë nuk ka në Kosovë.


MË SHUME NGA Lajme