Edhe Inter në ndjekje te Werner-it
BKT
Sport

Edhe Inter në ndjekje te Werner-it

Pas Liverpoolit, Interi është një tjetër klub i madh evropian që ka hyrë në garë për yllin e Leipzig, Timo Werner.

Sipas mediave italiane, “Nerazurët” janë të interesuar për yllin gjerman, i cili po bën një sezon të madh me skuadrën gjermane.

Werner prej kohësh është në shënjestër të trajnerit të Liverpoolit Jurgen Klopp, por tani garës për gjermanin i ka hyrë edhe klubi i madh italian, Inter.

Siç raportohet, trajneri i internistëve, Antonio Conte është një admirues i madh i yllit te Leipzig, të cilin do të provoj ta sjellë në “San Siro” gjatë kësaj verë.