Neymar e mori të kuqin për të shkuar në karnaval?

Neymar e mori të kuqin për të shkuar në karnaval?

Sulmuesi brazilian u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bordeauxit dhe tashmë kanë nisur akuzat ndaj tij

Neymar nuk po e gjen assesi rehatinë në Paris Saint-Germain. Sulmuesi brazilian kohëve të fundit kishte probleme me trajnerin Thomas Tuchel.

Por, sikur të mos mjaftonte kjo. Të dielën që shkoi, ish-futbollisti i Santosit dhe Barcelonës u ndëshkua me karton të kuq ndaj Bordeauxit.

Dhe, mediat franceze raportojnë se 28 vjeçari mund të jetë ndëshkuar qëllimisht me karton të kuq, për të marrë pjesë në Karnavalin e Rio de Janeiros.

Gjithnjë sipas mediave franceze, Neymar po shkakton qëllimisht probleme pasi e ka ndërmend të largohet nga Parisi gjatë verës, transmeton Express.

Sipas të gjitha gjasave, përfaqësuesi brazilian nga sezoni i ardhshëm do ta veshë prapë fanellën e Barcelonës.