Pjesa e parë: S’ka gola në ‘Bernabeu’, Lyon befason Juven

Pjesa e parë: S’ka gola në ‘Bernabeu’, Lyon befason Juven

Kanë përfunduar pjesët e para të dy ndeshjeve që po zhvillohen sonte, në kuadër të fazës së 1/8-ave në Ligën e Kampionëve.

Në takimin mes Real Madrid dhe Manchester Cityt nuk është shënuar asnjë gol, por rastet nuk kanë munguar.

Ndërkohë, befasia ka ardhur nga Franca në 45 minutat e para. Lyon është duke e mposhtur Juventusin me rezultat 1:0, falë golit të Lucas Tousart (31′).

Skuadra e Sarrit asnjëherë nuk ka goditur në portën e vendasve, gjë që tregon se nuk janë në elementin e duhur natën e sotme.