09:54 / 27.02.2020
Laura dhe Ben u bënë prindër sërish (FOTO)
Laura Prepon dhe Ben Foster e kanë mirëpritur fëmijën e tyre të dytë së bashku!
Aktorja 39-vjeçare e Orange is the New Black e ka postuar lajmin në Instagram, por nuk e ka zbuluar gjininë e bebes, ditëlindjen apo ndonjë informatë tjetër.
“Mirë se erdhe në shtëpi paketa jonë e re e dashurisë. E mbushur me mirënjohje ❤❤❤❤”, shkroi Laura në një foto të Instagramit.
Çifti e ka edhe një vajzë dyvjeçare së bashku me emrin Ella.
Laura dhe Ben janë martuar në qershor të vitit 2018.























