Nëse jo Kinën e Turqinë, Putini e mashtron Serbinë
Buja e madhe serbe se po furnizohet me sistemin “Pancir S1” nga Rusia, si duket edhe kësaj radhe është një blof. Megjithëse, sistemi i mbrojtjes ajrore i ardhur para disa ditësh nga Rusia, ka shkaktuar reagime të shumta, po del se i njëjti sistem është i dështuar.
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ishte nxitur nga homologu i tij rus për blerjen e këtij sistemi kundërajror. “Blejeni sistemin kundërajror Pancir-S1, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”. – i kishte thënë Putin Vuçiqit.
Megjithatë, dështimi i sistemeve ruse të mbrojtjes kundërajrore në Siri, ka ngritur zëra kritik tek shtetet që kanë në përdorim apo që planifikojnë të marrin sisteme ruse të mbrojtjes kundërajrore.
Kina dhe Turqia kanë ngritur dyshime sa i përket cilësisë së tyre. Sipas agjencisë kineze Sina, “Kina së fundmi e ka quajtur sistemin S-300, sistemin më të padobishëm kundërajror”.
Sistemet ruse të mbrojtjes ajror S-300, S-200, SA11 dhe Pancir-S1 në Siri, gjatë një 18 muajve të fundit janë treguar pothuajse të padobishëm përballë sulmeve izraelite me aeroplanë luftarakë amerikan F-35 dhe F-16. Këta aeroplanë i shfrytëzon ushtria izraelite.
presidenti Putin, e kishte gënjen presidentin Vuçiq, duke i thënë, “Bline sistemin kundërajrorë Pancir-S1, sepse më së miri e ka treguar efikasitetin në Siri”.
Ndërsa sipas “Rojava Network”, duke ju referuar burimeve diplomatike, Turqia e cila së fundmi kishte marr sistemin rus të mbrojtjes kundërajrore S-400, pritet shumë shpejtë ta shpall këtë sistem si joefikas dhe tanimë ka kërkuar nga SHBA që të furnizohet me sistemin amerikan të
mbrojtjes kundërajrore “Patriot”.
Deri me tani shumë herë është raportuar se mediat ruse propagandojnë hapur për “dominimin” e armatimeve ruse, si duket i pa kënaqur me rezultatin e propagandës së mediave ruse, tani edhe vet presidenti Putin ka filluar që të propagandoj hapur për kinse avantazhet e armatimeve ruse në raport me ato perëndimore.























