Thaçi për vrasjen e Kelmendit: Drejtësia të zbardhë sa më parë rastin
BKT
Lajme

Thaçi për vrasjen e Kelmendit: Drejtësia të zbardhë sa më parë rastin

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, reagoi për vrasjen e ish-luftëtarit të UÇK-së, Qerim Kelmendi.

Kreu i shtetit tha se vrasja ishte tronditëse ndërsa i bëri thirrje institucioneve që të zbardhin rastin.

Ai siguroi se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur këtë vrasje mizore.

“Vrasja tinëzare e Qerim Kelmendit, njërit prej luftëtarëve më të hershëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte tronditëse për mua dhe të gjithë qytetarët e Kosovës. I bëj thirrje urgjente institucioneve të rendit dhe ligjit, që ta zbardhin këtë vrasje të tmerrshme sa më shpejtë që është e mundur dhe kryesit e saj të vendosën para drejtësisë. Familjes Kelmendi dhe gjithë bashkëluftëtarëve të Qerimit u shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta, duke i siguruar se do t’i përdorim të gjithë mekanizmat ligjorë të shtetit për ta zbardhur kë të vrasje mizore”,  ka shkruar Thaçi.

 


MË SHUME NGA Lajme