15:34 / 27.02.2020
Kurti zotohet para komandantit të KFOR-it për bashkëpunim
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, njoftoi edhe zyrtarisht për takimin me komandantin e KFOR-it, Michele Risi.
Siç njofton kumtesa zyrtare nga kryeministria, “në një atmosferë shumë miqësore u rikonfirmua përkushtimi për bashkëpunim të afërt ndërmjet kryeministrit dhe komandantit të KFOR-it, përbrenda mandateve që kanë”.























