‘Çmendet’ Reali, 150 milionë euro për Salah
BKT
Sport

‘Çmendet’ Reali, 150 milionë euro për Salah

Real Madridi është duke u përgatitur që ta godas Liverpoolin. Sipas El Desmarque, madrilenët janë duke përgatitur ofertën në vlerë prej 150 milionë euro për egjiptianin, i cili po shkëlqen tek skuadra e Jurgen Klopp.

“Los Blancos” duket se janë të vendosur që gjatë verës që po vjen të sjellin në ‘Bernabeu’ një super-sulmues që po i mungon skuadrës së Zinedine Zidane pas largimit te Cristiano Ronaldos.

Krerët e Realit prej kohësh janë duke e monitoruar yllin e PSG-së, Kylian Mbappe, por thuhet se skuadra ‘merenguese’ tashmë është kthyer kah Sala të cilin Reali mund ta blejë më lirë se Mbappe-n.