BBC: Arilena është e preferuara e fansave, “Shaj” renditet në top pesëshe
BKT
Magazina

BBC: Arilena është e preferuara e fansave, “Shaj” renditet në top pesëshe

"BBC" i kushtoi një artikull këngëve më të pëlqyera që po garojnë për "Eurovision 2020".

James Newman, vëllai i John Newman do ta përfaqësojë këtë vit Britaninë në  “Eurovision”, shkruan BBC.

Ai ka shkruar për Ed Sheeran, Jess Glynne, Calvin Harris dhe Little Mix.

Newman mori një çmim “Brit” dhe u nominua në “Grammy”p ër punën e tij, ndërsa në maj do të niset për në Roterdam.

Në këtë artikull, “BBC” liston disa nga pretendentët për çmimin e parë, përfshirë edhe Arilena Arën.

“Eurovisioni nuk do të ishte Eurovision pa një baladë të tillë”, thuhet në arikull, teksa theksohet se këngëtarja e këndon me nota të larta këngën.

Në atë artikull përmendet edhe fakti që Arielna më 2013 fitoi në “X Factor Albania” dhe u bë ndër yjet më të mëdha të vendit.

Po ashtu, theksohet fakti që “Nentori” është hiti i saj që u bë hit edhe në Rusi e Rumani, gjë që do të thotë se artilena është e njohur për publikun atje.

Por, kur krahasohet me atë se a mund ta mund James Newman, “BCC” thekson se “Shaj” është në mesin e këngëve favorite të fansave dhe është renditur në pesë këngët e para.

Në atë listë janë edhe Lituania, Latvia, Austrlia, Franca, Republika Çeke, Norvegjia dhe Belgjika.


MË SHUME NGA Magazina