22:49 / 27.02.2020
A do të largohet Kevin de Bruyne nga Manchester City?
Mesfushori i Manchester City, Kevin de Bruyne nuk është duke menduar largimin nga “Etihad Stadium” këtë verë.
Belgu ishte i lidhur me largimin nga “Qytetarët” pasi klubi u dënua për dy vite mospjesëmarrje në Ligën e Kampionëve me Real Madrid të interesuar.
Mirëpo, raportimet e fundit nga mediat britanike sidomos nga ‘Goal’, thonë se 28-vjeçari nuk dëshiron të largohet dhe synon të fitojë trofe të tjerë me kampionin e Anglisë.
Pos, Realit shumë e interesuar për belgun është edhe Barcelona, por ende asnjëra nga skuadrat nuk kanë bërë ndonjë ofertë zyrtare.
De Bruyne për Cityn këtë sezon ka qenë në top formë duke shënuar nëntë gola dhe ka bërë 20 asistime.























