08:58 / 28.02.2020
Thaçi kujton të rënët në Likoshan dhe Qirez
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka thënë se më 28 shkurt 1998, në Likoshan dhe Qirez të Drenicës, policia serbe në mënyrën më barbare vrau gra, pleq, burra dhe të rinj të paarmatosur, në oborret dhe shtëpitë e tyre, në shenjë hakmarrjeje pas përleshjes me një njësit të UÇK-së te Lisi Gjashtënjak.
Ai ka theksuar se viktimat e pafajshme përpos që u vranë, ato edhe u masakruan.
“Me këtë akt policia dhe ushtria serbe filluan fushatën e akteve masive të vrasjeve, masakrave, gjenocidit, djegies dhe spastrimit etnik për dy vite me radhë (1998 – 1999)”.Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez.Sot kujtojmë me respekt gjithë martirët dhe të rënët në Likoshan dhe Qirez”, ka shkruar Thaçi.























