16:11 / 28.02.2020
Kosova dhe Kroacia për fuqizim të bashkëpunimit në shëndetësi
Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia, priti në takim, Ambasadoren e Republikës së Kroacisë në Kosovë, Danijela Barisiq.
Gjatë takimit me ambasadoren Barisiq, Vitia ka falënderuar shtetin e Kroacisë për ndihmën e dhënë Kosovës në rrafshin politik dhe në sektorin e shëndetësor dhe ka shprehur përkushtimin për fuqizimin e këtij bashkëpunimi.
Kosova dhe Kroacia kanë marrëveshje bashkëpunimi në shëndetësi dhe bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për fuqizimin e këtij bashkëpunimi në rrafshin e avancimit të shërbimeve të reja dhe ngritjes së nivelit të profesionistëve shëndetësor me qëllim që qytetarëve të vendit t’u sigurohen shërbime shëndetësore cilësore e të sigurta.























