Këto sfida interesante luhen në Seria A, Bundesligë dhe Ligue1
BKT
Sport

Këto sfida interesante luhen në Seria A, Bundesligë dhe Ligue1

Në Serinë A Napoli do të presë në takimin e mbrëmjes në stadiumin San Paolo ekipin e Torinos, ndërsa më herët në Friuli do të zhvillohet me dyer të mbyllura dueli Udinese- Fiorentina.

Takimi hapës i javës së 26 në Itali është Lazio-Bologna, në orën 15:00, ku bardhekaltërit kanë një rast të shkëlqyer për t’u ngjitur përkohësisht në krye të Serisë A, ndërkaq në orën 16:00 në Spanjë interes ngjall edhe ndeshja Valencia-Real Betis, transmeton SS.

Në Le Championat kampionët në fuqi të Paris SG do të presin në kryeqytet ekipin e Dijon-it, kundërshtar të cilin e shpartalluan 6-1 vetëm dy javë më parë, në fazën çerekfinale të Kupës së Francës, sidoqoftë nuk do të mungojë as kampionati gjerman.

Kështu në orën 15:30 fillimisht do të luhet takimi Hoffenheim-Bayern, duel që tre javë më parë në Kupë prodhoi plot 7 gola gjithsej, ndërsa në orën 18:30 do të luhet sfida takimi Koln-Schalke.