15:49 / 29.02.2020
Endri Çekiçi nuk di të ndalet, ndëshkon edhe Rudarin
Endri Çekiçi vazhdon të shënojë në kampionatin slloven.
Pogradecari ka realizuar në portën e Rudar sot dhe Olimpija Ljubjana është duke triumfuar falë golit të tij deri më tani. Ky është goli i tetë për lojtarin kuqezi.
Goli i sotëm erdhi me një goditje të fortë brenda zonës. Çekiçi nuk fali, teksa e mposhti portierin kundërshtar dhe shpreson që tanimë skuadra e tij të ruajë epërsinë deri në fund, raportojnë mediat shqiptare.























