Paqe në kryesfidën e javës, Prishtina e Ballkani ndajnë nga një pikë
BKT
Sport

Paqe në kryesfidën e javës, Prishtina e Ballkani ndajnë nga një pikë

U mbyll pa fitues kryesfida e javës së 20 të IPKO Superligës së Kosovës, me Prishtinës dhe Ballkanit, dy prej skuadrave që pritet të rivalizojnë deri në fund për titullin kampion, bashkë me Dritën e Gjilanin.

Në një atmosferë mjaft të mirë në stadiumin “Fadil Vokrri”, si vendasit ashtu edhe miqtë nga Theranda, zhvilluan një 90-minutësh mjaft të kujdesshëm, çka u pasqyrua edhe me rezultatin final, që ishte barazimi I bardhë 0-0.

Pas kësaj sfide mbetet në krye skuadra e Ballkanit me 41 pikë, e ndjekur nga Drita me 40 dhe Gjilani e Prishtina me nga 38 pikë, ndërsa gara për titullin kampion pritet të jetë mjaft e ‘nxehtë” deri në fund të kampionatit.