18:44 / 01.03.2020
Basha: Së bashku me bashkëqytetarët në mbrojtje të kushtetutës
Sot, një ditë para manifestimit të 2 marsit, organizuar nga presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka konfirmuar pjesëmarrjen e tij, përmes një postimi në Facebook.
“Si qytetar i vendit tim, si bashkëshort dhe si prind, është detyra ime të mblidhem së bashku me bashkëqytetarët e mi në mbrojtje të kushtetutës! Mirë u takofshim nesër në orën 17:00 në Bulevardin Dëshmorët e Kombit!”, shkruan Basha.
Presidenti Meta ka nxitur një tubim më datë mars, “për mbrojtjen e Kushtetutës”, siç shprehet vetë kreu i shtetit./tch























