09:13 / 02.03.2020
Dj Regard shënon një tjetër sukses
Dj Regard nuk po ndalet me suksese.
Dj shqiptar, Regard, është duke bërë turne gjithandej Europës e sallat e arenat po mbushen plot.
Arritjet e tij veçse po shtohen dhe Regard tani po shënon një tjetër arritje. “Ride it” e Dj Regard ka arritur 400 milionë dëgjime në Spotify.
Kujtojmë se Regard ka gjetur mbështetjen edhe të këngëtares Rita Ora e cila e ka publikuar më parë një foto me të dhe ka treguar se ai është një Dj i cili premton shumë.























