Vdes Daut Jashanica, ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës
BKT
Lajme

Vdes Daut Jashanica, ish-kryetari i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës

Në moshën 72 vjecare, ka ndërruar jetë Daut Jashanica, ish-kryetar i Këshillit Ekzekutiv të Kosovës dhe bartës i disa funksioneve politike dhe sportive të ish-Krahinës Austonome të Kosovës.

Më 2 korrik 1990 ishte pjesëmarrës në mesin e delegatëve të Kosovës në Kaçanik në ditën kur u aprovua dokumenti më i rëndësishëm politik dhe juridik i asaj kohe, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, si shprehje e vullnetit politik të qytetarëve shumicë.

Varrimi i të ndjerit bëhet të hënën (sot), me datën 2 mars 2020 në fshatin e lindjes Bardh i Madh të  Fushë Kosovës në orën 16:00.


MË SHUME NGA Lajme